13:14 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Granit Xhaka bëhet romantik, ia thotë gruas fjalët më të ëmbla për ditëlindje!

Granit Xhaka na e ka vërtetuar prej kohësh se është një djalë mjaft romantik, por sot ma i ka shkrirë zemrat me urimin e ditëlindjes për bashkëshorten e tij.

Leonita feston sot ditën e saj të lindjes dhe Graniti i ka bërë një superdedikim për këtë rast. Ai ka publikuar në Instagram disa foto nga ditët e tyre më të rëndësishme si martesa, apo ardhja në jetë e motrës Ayana.

“Zemra ime! Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. Urimet më të mira për ditëlindjen tënde. U bëfsh edhe 100 vjeçe. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi”, ka shkruar ai në urimin për Leonitën.

Ndërkohë kujtojmë se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Disa kohë më parë Leonita zbuloi se është shtatzënë dhe aktualisht çifti janë në qiellin e shtatë nga lumturia.

Graniti dhe Leonita ja dolën mbanë që lajmin e bukur ta mbanin të fshehtë për një kohë të gjatë derisa vendosën që ta zbulonin vetë për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.