75 Mall Live Search
20:46 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Granit Xhaka bën homazhe në nderim të Diogo Jotas tek ambientet e ”Anfield”

Kapiteni i Sunderland, Granit Xhaka bashkë me shokët e tjerë të skuadrës, kanë nderuar ish-futbollistin e Liverpulit, Diogo Jota.

Xhaka me një buqetë me lule, bëri homazhe në nderim të sulmuesit portugez tek ambientet e ”Anfield”, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që Diogo Jota vdiq tragjikisht muaj më parë, bashkë me vëllaun e tij Andre Silva, pas një aksidenti në Spanjë.

Liverpul sonte do të jetë nikoqire e Sunderlandit, ndeshje e cila nis nga ora 21:15./IndeksOnline/