18:25 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka dedikim emocional për të bijën e sapolindur

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka pak kohë më parë u bë prind për të parën herë

Graniti dhe Leonita u bën prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Ayana , e fotografi të cilës kanë vazhduar të publikojnë që nga lindja e saj, shkruan Indeksonline.

I lumtur që po përjeton ndjesinë e të bëri baba, futbollisti sot (e enjte) ka hedhur një imazh teksa shihet duke mbajtur në krah të bijën.

“Duke e shijuar kohën e lirë me princeshën time të vogël”, ka shkruar Graniti sipër imazhit.

Ndryshe, Graniti së fundi u zgjodh përsëri si kapiten i ekipit anglez Arsenal./Indeksonline/