Granit Xhaka dhe gruaja e tij të lumtur, gati të bëhen prindër për herë të parë
Ai është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare, futbollisti i Arsenalit dhe i kombëtares zvicerane Granit Xhaka po kalon momente të lumtura edhe në jetën private, shkruan Indeksonline.
Graniti dhe gruaja e tij Leonita presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë, kjo ka bërë që çifti të shfaqen gjithnjë të lumtur pranë njëri tjetrin në këtë pritje të ëmbël.
Kështu kanë bërë edhe së fundmi, përmes llogarisë së saj në Instagram ka qenë gruaja e futbollistit që ka ndarë një imazh të bukur përkrah Granitit i cili po i qëndron afër vazhdimisht.
“Dashuria ime e përjetshme”: ka shkruar ajo. /Indeksonline/
