18:10 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka dhe Tayna së bashku në palestër

Futbollisti kosovar që luan për Arsenalin Granit Xhaka, shpesh e viziton vendlindjen e tij Kosovën.

Ai përveç që takohet me miqtë dhe familjarët e tij, Xhaka nuk harron të kujdeset edhe për trupin e tij. E këtë e bën duke shkuar në palestër për të qenë sa më në formë.

Në një fotografi të postuar nga trajneri i fitnesit Gen Zeqiraj, mund të shihni futbollistin e Arsenalit së bashku me reperen e suksesshme kosovare Taynën, e cila po ashtu është e pasionuar pas palestrës./Indeksonline/