75 Mall Live Search
00:36 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Granit Xhaka flet pas golit të parë me Leverkusenin dhe festimin e tij unik

Granit Xhaka ka shënuar golin e parë me fanellën e Bayer Leverkusenit.

Futbollisti kosovar realizoi në fitoren 2-1, ndaj Mainzit, shkruan IndeksOnline.

Pos supergolit, Xhaka morri vemendjen edhe me festimin e tij, ku mashtroi të gjithë, duke u shtirur si i lënduar.

Ai pas ndeshjes tha se ishte i lumtur për golim, derisa u ndal edhe te festimi i tij, duke shtuar se këtë shaka e ka provuar edhe në stervitje.

“E provova në stërvitje, e bëmë me Frimpongun këtë shaka, dhe prisnim javë pas jave ta realizojmë. Pas tetë muajve në këtë klub duhet të më njohin se kush jam realisht.

Jam i lumtur për golin e parë me Leverkusenin sepse kisha filluar ta ndjej presionin e golit paksa. Sigurisht se e prisnin edhe të tjerët këtë gol.”, tha Xhaka për Sky Sports./IndeksOnline/