75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Granit Xhaka flet për urrejtjen e fansave të Arsenalit që kishin për të

Granit Xhaka sezonin e kaluar kishte pasur raporte jo shumë të mira me tifozët e klubit.

Po ashtu kishte pasur fushata nga tifozët kundër futbollistit kosovar, pasi që edhe ky i fundit ju kishte thënë fjalë jo të përshtatshme, transmton IndeksOnline.

E tani pasi që ka kaluar shumë kohë futbollisti ka folur për këtë gjë.

“Si ekip, klub dhe tifozë, ne duhet të punojmë së bashku për ndeshjen tjetër dhe sfidat përpara me respekt të ndërsjellë dhe në kujtim të asaj që na bën të duam këtë lojë.”tha futbollisti.

Po ashtu ai ka insistuar që ajo gjë ka mbetur në të kaluarën dhe duhet të shikoj për të ardhmen./IndeksOnline/.