75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka, futbollisti shqiptar më i paguar në botë

Mesfushori Granit Xhaka është futbollisti shqiptar që fiton më së shumti nga futbolli në gjithë botën.

Paga e tij është 115 mijë euro në javë apo 460 mijë euro në muaj. Ndërsa brenda një viti kapiteni i Arsenalit fiton 5.5 milionë euro.  

Megjithatë, Xhakës nuk po i shkojnë punët mirë aktualsisht te klubi anglez.

Ai ka pasur përplasje me tifozët, të cilët e fishkëlluan kundër Crystal Palace kur ai po largohej nga loja në minutën e 61-të.

Por mediumet angleze raportojnë se bashkëlojtarët e Xhakës janë të vendosur që ai të mbetet kapiteni dhe shumë futbollistë e kanë përkrahur edhe publikisht. 

/Indeksonline/