75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / G T

Granit Xhaka i lumtur me dy miqësoret me Zvicrën: Tani koha e pushimeve!

Kombëtarja e Zvicrës zhvilloi dy miqësore gjatë këtij muaji. Ata mposhtën Amerikën dhe Meksikën.

Mbrëmë “helvetikët” fituan me shifrat 4:0, shkruan Indeksonline

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar përmes rrjeteve sociale ka shprehur knaqësinë e madhe për këto paraqitje të Kombëtares së Zvicrës.

Ai thotë se tani është koha e pushimeve pas fitoreve.

“Ndihem mirë të futem në pushime verore pas fitoreve të tilla. Jam krenar që luaj për këtë ekip”, u shpreh Granit Xhaka

Kujtojmë se ndeshjet zyrtare të kualifikimit në Kupën e Botës Zvicra i zhvillon gjatë muajit shtator. Pikërisht ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Kosovës./Indeksonline/