75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 06 Mars 2025 / G T

Granit Xhaka i nervozuar me gjyqtarin: Këtë penallti s’do e jepte në Premier League

Skuadra e Bayer Leverkusenit u mposht thellë 3:0 ndaj Bayern Munchenit në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në “Allianz arena”.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka u shpreh i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari anglez, Michael Oliver, shkruan Indeksonline

Ekipi “bavarez” shënoi golin e tretë nga penalltia dhe kjo nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar.

“Kjo lloj penalltie nuk do të jepej nga ai në Premier League. Zhgënjyese. Unë e njoh Michaelin nga Anglia”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes

Ndeshja kthyese mes Leverkusenit dhe Bayernit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “BayArena”./Indeksonline/