Granit Xhaka i pakënaqur me rezultatin: Mund të fitonim 6:0 ose 7:0

Zvicra shënoi fitore bindëse ndaj Kosovës me rezultat 4-0, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian.
Por kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka nuk ishte i kënaqur me këtë rezultat, i cili pas ndeshjes deklaroi se mund të fitonin 6-0 ose 7-0, shkruan IndeksOnline.
“Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0. Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar.
Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta. Por ne kemi dashur tri pikë dhe i morëm me komoditet”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes./IndeksOnline/