75 Mall Live Search
18:05 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / G T

Granit Xhaka ishte shumë pranë golit në “Old Trafford”, kjo ishte goditja e tij e fortë drejt portës kundërshtare

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Sunderlandit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Premier League.

Golat e kësaj ndeshje u futën në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Mason Mount dhe Benjamin Sesko ishin realizatorët e golave.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ishte shumë pranë një supergoli.

Por, goditjen e fortë të lojtarit shqiptar e priti mrekullisht portieri, Lammens – i cili u vlerësua me notën 7.4.

Me këtë fitore, ekipi i Ruben Amorim shkon në pozitën e tetë me 10 pikë, kurse ekipi i Granit Xhakës mbete me 11 pikë në pozitën e gjashtë./Indeksonline/