16:13 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / LB

Granit Xhaka iu prin maestrove të mesfushës në Top 7 ligat evropiane

Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë në Gjermani në këtë edicion.

Ylli kosovar po e udhëheq me sukses Bayer Leverkusenin në këtë edicion drejt 30 ndeshjeve pa humbje.

Dhe, numrat dhe statistikat e ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit janë mjaft impresionues, transmeton Express.

Faqja që merret me statistika të klubeve dhe të lojtarëve “Squawka” e ka publikuar listën e lojtarëve me pasimet më të suksesshme në fazën ofanzive në Top 7 ligat evropiane në këtë sezon deri tash.