75 Mall Live Search
18:30 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / G T

Granit Xhaka jep një premtim të madh për tifozët e Baselit: Një Xhaka po largohet, por tjetri do vijë së shpejti!

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ishte i pranishëm në fushën e stadiumit të Baselit, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni dhe të fundit në karrierën e vëllait të tij, Taulant Xhakës.

Graniti u fut në fushë së bashku me ish-mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë dhe dha një premtim të madh për tifozët e kampionit të Zvicrës, shkruan Indeksonline

Ai thotë se së shpejti do të rikthehet te skuadra e Baselit.

“Një Xhaka po largohet, por tjetri do të vijë së shpejti”, u shpreh Granit Xhaka

Me këtë mesazh, Granit Xhaka jep një premtim të madh, që në të ardhmen do të rikthehet të luajë te skuadra e Baselit, aty ku nisi gjithçka./Indeksonline/