14:56 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Granit Xhaka, me fjalë motivuese pas eliminimit nga Evropa Liga

Arsenali pësoi humbjen e parë në vitin 2020, duke u eliminuar  nga Olympiacos në Evropa Ligë.

Arsenal u mposht 1:2 si vendës, pasi paraprakisht kishte fituar 0:1 në Greqi, ndërsa Olympiacosi u kualifikua më tej me avantazh të golave si mysafir, shkruan Indeksonline.

Në lidhje me këtë eliminim zhgënjyes reagoi futbollisti shqiptar, Granit Xhaka.

“Zhgënjimi të dhemb, zhgënjimi na frustron, por zhgënjimi duhet të na dërgojë përpara” , ishin fjalët motivuese të ish-kapitenit të Arsenalit./Indeksonline/