19:00 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka më i mirë se Mesut Ozili në këtë aspekt

Granit Xhaka është duke shijuar sezonin e tij më të mirë në Premierë Ligë.

Qysh pas transferimit te Arsenali nga skuadra gjermane Borussia Monchengladbach gjatë verës para fillimit të sezonit 2016/17, mesfushori kosovar nuk ka arritur të ketë aq ndikim në Emirates deri në këtë sezon nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery, shkruan portali IndeksOnline.

Këtë gjë më së miri e tregojnë edhe statistikat e tij gjatë këtij sezoni.

Reprezentuesi i Zvicrës është i vetmi lojtar që ka krijuar më shumë shanse se edhe lojtari me klas botëror Mesut Ozil në Premierë Ligë për “Topçinjtë”.

Xhaka ka kontribuar me 25 shanse, dy më shumë se ish reprezentuesi i Gjermanisë që vazhdon të paraqitet rrallë në linjën startuese.

Mesfushori 26-vjeçari ka shënuar gjithashtu tri gola brenda 21 paraqitjeve deri tani – më shumë se në dy sezonet e mëparshme si lojtar i gjigantit anglez.

Ai ka gjetur portën në ndeshjen Newcastles, kundër Crystal Palaces dhe ndaj Fulhamit. /IndeksOnline/