Granit Xhaka: Mezi po e pres ndeshjen time të parë si kapiten zyrtar i Arsenalit
Futbollisti kosovar, Granit Xhaka para pak ditësh e ka marrë lajmin se ai do të jetë kapiten zyrtar i Arsenalit.
Andaj futbollisti ka publikuar një foto nga stërvitjet me mbishkrimin “Gati dhe përgatitur për Old Trafford nesër. Mezi pres ndeshjen time të parë si kapiteni i ri zyrtar i Arsenalit. Është një nder i madh për mua!”
Arsenali nesër do të luaj kundër Manchester Unitedit duke filluar nga ora 21:00./Indeksonline/.
