75 Mall Live Search
13:49 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka në Hertha Berlin, flet edhe menaxheri i futbollistit

Granit Xhaka raportohet se është afër arritjes së një marrëveshje për transferim te Hertha Berlin pasi që mesfushori është shprehur i gatshëm të largohet nga Emirates.

Se janë duke bërë bisedime me këtë skuadër e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, i cili po ashtu ka treguar se bisedimet po vazhdojnë, përcjell IndeksOnline.

Sipas raportimeve të fundit besohet se Xhaka fillimisht do të shkoj te Hetha në formë huazimi gjë të cilën po besohet se ja u ka thënë edhe shokëve të tij te Arsenali.

Mirëpo siç duket Arsenal është i gatshëm të dëgjoj edhe oferta të tjera për kosovarin dhe po ashtu të mendoj opsione për zëvendësimin e tij./Indeksonline/.