75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / G T

Granit Xhaka pas barazimit ndaj Liverpoolit: Mentalitet, karakter… e dua këtë skuadër!

Skuadra e Sunderlandit mbrëmë mori një pikë të “artë” ndaj Liverpoolit në “Anfield”, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.

Granit Xhaka, në rrjetet sociale ka publikuar disa foto me një mbishkrim: “Mentalitet, karakter. Një pikë e madhe. I lumtur me këtë skuadër…”.

Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe i shpëtoi një kartoni të verdhë, që do ta linte atë jashtë fushave për një ndeshje (ndaj Manchester Cityt), shkruan Indeksonline

“Macet e Zeza” pas barazimit 1:1 ndaj “The Reds”, shkojnë në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 6-të./Indeksonline/