75 Mall Live Search
20:34 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Granit Xhaka për herë të dytë baba, Arsenali e uron!

Granit Xhaka, futbollisti kosovar sot është bërë baba për herë të dytë.

Gruaja e tij, Leonita ka lindur vajzën – të cilës emrin ia kanë lënë Laneya, shkruan IndeksOnline

Skuadra e Arsenalit përmes rrjeteve sociale, ka uruar Xhakën për lindjen e vajzës.

“Urime për Granit Xhakën dhe familjen e tij”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi ‘topçinj’.

Përveç skuadrës nga Londra, lojtarin e Kombëtares së Zvicrës e kanë uruar edhe lojtarët: Torreira dhe Aubameyang./IndeksOnline/