17:42 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka përkrah bashkëshortes dhe të bijës, bën dedikimin emocional

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita pak kohë më parë u bën prindër të një vajze.

Edhe përkundër angazhimeve, futbollisti shqiptar i Arsenalit i kushton kohën e lirë familjes së tij të vogël, shkruan Indeksonline.

Ndërsa të shpeshta janë edhe postimet dhe dedikimit që bën në rrjetet sociale. Graniti edhe së fundi ka ndarë një foto të ëmbël të tij së bashku me gruan dhe vajzën, Ayana.

“Familja mbi të gjitha. Faleminderit që je nëna më e mirë, që Ayana mund ta ketë dashur”, ka shkruar futbollisti sipër imazhit./Indeksonline/