Granit Xhaka pritet të mungojë 6 deri në 8 javë
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka pësuar një lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushave 6 deri në 8 javë, transmeton Indeksonline.
Xhaka u lëndua në fitorën e Arsenalit 3-1 përballeë Tottenham të dielen, pas një ‘aksidenti’ me Lucas Moura dhe ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm të gjurit.
Reprezentuesi zviceran ishte afër largimit nga Arsenali, por tani është njëri nga lojtarët kryesorë të Mikel Artetas dhe pritet të jetë mungesë decisive.

