75 Mall Live Search
19:25 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Granit Xhaka reagon për dhunën ndaj të moshuarës në Pejë

Ditën e sotme është publikuar një video tronditëse ku shihet një infermiere derisa ushtron dhunë fizike ndaj një të moshuare në Pejë.

Kjo video ka ngjallur reagime të shumta bga figura të ndryshme publike si politikanë, këngëtarë, aktorë por edhe sportista, shkruan IndeksOnline.

Së fundi ka reaguar edhe futbollisti i Zvicrrës me preardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, thotë se është i shqetësuar dhe nuk mund të besoj që ka ndodhur një rast i tillë.

“Jam pa fjalë, i shokuar, nuk mundem ta besoj. Më besoni që nuk kam arritur ta shikojë të gjithë videon, aq shumë dhimbje dhe trishtim kam në shpirt. E moshuara, gjyshe, nënë, dhunohet pa mëhsirë nga punonjësja e azilit në Pejë. Znj. Aurona Pelaj, akoma më tragjike fkati që pesë të tjera e shikojnë, qeshin dhe filmojnë. Turp, turp, turp.”, ka shkruar fillimisht Xhaka.

Ai më tutje ka përmendur faktin se e dhunuara është nëna e dëshmorit Tulant Nora.

“Guraja e dhunuar sot në azilin e pleqve është nëna e dëshmorit të luftës për çlirimin e Kosovës. Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave dhe monstrave që dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin. Mjerim për këtë brez që po rritet mbi degjenerimin moral dhe tragjedi për nënat dhe baballarët që sakrifikuan gjithë jetën por nuk e gëzuan as Kosovë, as Shqipërinë nga bishat që po ia pinë gjakun popullit. Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi”, thuhet në fund të reagimit të Xhakës./IndeksOnline/