Granit Xhaka regon pas përplasjes që kishte me tifozët e Leverkusenit

Granit Xhaka mbrëm ka pasur një përplasje me tifozët e Bayer Leverkusen.
Humbja dhe eliminimi i Bayer Leverkusen nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mposht nga skuadra e Ligës së Tretë, Armenia Bielefeld, bëri që tifozët të protestonin, shkruan IndeksOnline.
Xhaka si kapiten shkoi afër tyre për të biseduar, por që u pari përplasje të ahspëra me tifozët.
Ai sot ka reaguar për këtë duke thënë se e kishte prioritet mbrojtjen e ekipit dhe bashkqlojtarëve ndaj kritikave.
“Sigurisht që mund të kritikohemi, por ka të bëjë me mënyrën se si është bërë. Ishte e qartë për mua se prioriteti im i parë do të ishte mbrojtja e ekipit dhe bashkëlojtarëve të mi”, ka thënë Granit Xhaka.
E për këtë ka folur edhe trajneri i Bayer Leverkusen, Xavi Alonso.
“Ishte një shpërthim emocionesh. Të gjithë jemi të zemëruar, por duhet të mësojmë prej tij”, deklaroi tekniku spanjoll./IndeksOnline/
Almanya Kupası'nda 3. Lig ekibi Arminia Bielefeld'e elenmelerinin ardından, Granit Xhaka ve taraftarlar arasında tartışma yaşandı. 👀pic.twitter.com/Tfq0NYbzfL
— BamBam Spor (@BambamSpor) April 2, 2025