Granit Xhaka shijon humbjen në Premier League me Sunderlandin

Skuadra e Sunderland ka pësuar humbje ndaj Burnleyt me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Premier League.
Dy golat e fitores ekipi i Scott Parker i shënoi në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline
Fillimisht për 1:0 shënoi Cullen në minutën e 47’të dhe më pas Anthony në minutën e 88’të për 2:0.
Kjo ishte humbja e parë e Granit Xhakës si kapiten i Sunderlandit, pasi ndeshjen e parë në shtëpi e kishte fituar.
Burnley dhe Sunderland tani kanë nga 3 pikë në dy xhirot e para të Premier League./Indeksonline/