Granit Xhaka shpallet “lojtari i ndeshjes” në takimin Zvicër-Gjermani
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka u shpall “lojtari i ndeshjes” ndaj Gjermanisë.
Takim i fundit në fazën e grupeve në Euro 2024 u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1, shkruan Indeksonline
Granit Xhaka, lojtari shqiptar i “Helvetikëve” në fundin e ndeshjes mori çmimin e më të mirit.
Kjo ishte hera e dytë që Xhaka fiton këtë çmim në tri ndeshjet e para të Euro 2024./Indeksonline/