Granit Xhaka: Shqiptarët tanë më bënë me lot gëzimi
Granit Xhaka qëndroi në Prishtinë ku zhvilloi një ndeshje bamirësia bashkë me Milot Rashicën dhe shokët e tyre.
Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte i mbushur për të parë nga afër këtë ndeshje yjesh.
Mesfushori i Arsenalit është mbushur me lot gëzimi nga përkrahja që i është dhënë në vendlindjen e prindërve të tij.
“Mbrëm me Milotin e Dardanëve ishim për ti nderuar të gjithë shqiptarët tanë që asnjëherë nuk na lan vetëm por na përkahën dhe kjo përkrahje u konfirmua. Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte emocione, pranoj se jam mbushur me lot nga gëzimi nga përkrahja dhe dashnia që marr nga ju. Unë, ku do që shkoj jam me ju dhe për ju. Kështu do të jetë gjithmonë“, ka shkruar Granit Xhaka.
Mesfushori që mbron ngjyrat e Zvicrës është aktualisht futbollisti me vlerën më të madhe në tregun e futbollit. Kartoni i tij vlerësohet rreth 45 milionë euro. /IndeksOnline/