Granit Xhaka u “kap” me djalin e Simeones, reagimi i lojtarit të Atleticos bëhet viral në rrjetet sociale

Skuadra e Atletico Madrid mbrëmë mposhti 2:1 Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos në ndeshjen e parafundit të fazës tabelore në UEFA Champions League.
Granit Xhaka dhe djali i trajnerit Simeone, Giuliano patën një fjalosje në fundin e ndeshjes, shkruan Indeksonline
Një gjest i lojtarit të ekipit spanjoll u bë viral në rrjetet sociale. Ai bëri kinse po e mbyll gojën me çels, pasi gjyqtari i kërkonte të ketë kujdes me fjalorin ndaj Granit Xhakës.
“Nuk ka nevojë për test të DNA-së. Giuliano Simeone”, shkruhet në faqen që e ka publikuar këtë video.
Kujtojmë se golin e fitores në minutat e fundit e shënoi sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez./Indeksonline/
Giuliano SIMEONE. No DNA test needed. 😭😭😭😭😭😭😭pic.twitter.com/lyqGuTIPQk
— Atletico Universe (@atletiuniverse) January 21, 2025