Granit Xhaka uron Leonitën për ditëlindje: Ti je vet jeta ime!
Futbollisti i njohur kosovar, i cili luan në radhat e ekipit anglez Arsenal, Granit Xhaka ka uruar bashkëshorten e tij, Leonitën për ditëlindje.
Graniti përmes një video në të cilën janë shkëputur disa nga momentet më të bukura të çiftit, ai ka zgjedhur fjalët më të veçanta për personin e ti të zemrës.

“Per vajzen e cila me ndihmoje ta kuptoj definicionin e jetes ne thelb. Ditelindja jote eshte nje dite shume speciale per mua dhe shume e rendesishme per ne te dy. Te dua shume bukuroshja ime, zemra ime dhe vete jeta ime. Shpresoj qe te gjitha deshirat tua te plotesohen, te uroj qe te gjitha endrrat e tua te behen realitet. Shume urime ditelindjen dhe se bashku te festojm te gjitha ditelindjet tjera. Te dua”, ka shkruar Graniti në urimin e tij./Indeksonline/