Granit Xhaka vlerësohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm të Arsenalit

Ish mbrojtësi i Arsenalit Philippe Senderos ka folur për futbollistin kosovar Granit Xhakën.
Senderos e ka konsideruar Xhakën si një futbollit të shkëlqyeshëm, transmeton IndeksOnline.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar të Zvicrës dhe Arsenalin”, ka thënë ai.
Po ashtu ai tregoi që nëse Interi do ta transferonte Xhakën do të ishte një blerje e shkëlqyeshme për ta.
Për futbollistin kosovar sipas raportimeve ka interesim nga shumë skuadra gjermane./IndeksOnline/.