75 Mall Live Search
10:57 / E Enjte, 28 Mars 2024 / G T

Granit Xhaka zbulon fanellat e reja të Zvicrës për Euro 2024

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar fanellat e reja që do t’i bartë gjatë ndeshjeve të Euro 2024, e cila nis nga muaji qershor i këtij viti.

Granit Xhaka, kapiteni i “Helvetikëve” ishte personazhi kryesor në prezantimin e fanellave, shkruan Indeksonline

Nuk ka shumë ndryshime në fanellën e Zvicrës, përveç te jakat dhe ngjyra e kuqe është më e mbyllur.

Kujtojmë që Zvicra është në grup me nikoqirin e Euro 2024, Gjermaninë, me Hungarinë dhe Skocinë./Indeksonline/