11:57 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Graniti përmallohet për Fifin, publikon video ku ajo e kishte puthur në qafë

Graniti dhe Fifi kanë qenë dyshja më e komentuar në media gjatë pjesëmarrjes së tyre në ‘BBV’.

Ani pse kanë pasur keqkuptime mes vete, duket se është shuar çdo mosmarrëveshje, duke gëzuar një raport të shëndoshë shoqëror, shkruan Indeksonline.

Graniti duket se ka filluar ta ndjejë mungesën e kësaj eksperience dhe të Fifit, ku minuta më parë ndau një video nga festa e ‘Halloween’.

Të pranishëm ishin të gjithë banorët teksa vëmendja ishte tek Fifi e Graniti dhe vallëzimi i tyre i ‘çmendur’.

Gjatë lëvizjeve të shpejta, Fifi shkon tek Graniti dhe o dhuron një puthje në qafë, ku nga ky veprim i saj Graniti kinse bie në dysheme teksa o shkojnë në krahë djemtë tjerë./Indeksonline/