75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Grant, ‘rreziku’ i vetëm i Lampardit!

Frank Lampard është në rrezik të madh ta humbet stolin e Chelseat.

Pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit, Lampardit edhe seriozisht i rrezikohet pozita e trajnerit, transmeton IndeksOnline.

Thomas Tuchel është një nga emrat e përmendur, që mund ta zëvendësojë legjendën e Bluve të Londrës. Por, në të vërtetë ‘Lamps’ nuk duhet ta ndjejë rrezikun nga ai.

Sipas Christian Falk, Tuchel mund të emërohet si trajner i Chelseat vetëm gjatë verës. Kurse, rreziku kryesor i tanishëm pritet të jetë Avram Grant.

“Po është e vërtetë që Tuchel është opsion për stolin e Chelseat. Por gjermani vjen në verë, kurse Avram Grant mundet ta zë vendin e Lampardit tani”, ka thënë Falk.

Mediat në Angli këto ditë kanë shkruar se Grant mund të emërohet si asistent i Lampardit, por në rast shkarkimi të këtij të fundit, ai do ta zë vendin e tij./IndeksOnline/