Grantet për energji të pastër, nesër nënshkruhet marrëveshja me agjencinë nga Luksemburgu

Kosova dhe Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje për skemën e granteve për energji të pastër.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan IndeksOnline.
Marrëveshja mes KIESA-s dhe LUX DEV-it për tranzicionin e energjisë dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike në Kosovë do të nënshkruhet në ambientet e MINT-it, në orës 14:00.
Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë ministret ne detyre, Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz./IndeksOnline/