Graqanicë: Ndërron jetë një person në qendrën e kujdesit për persona me aftësi të kufizuara
Të mërkurën rreth orës 10:35 një person ka ndërruar jetë në Institucionin – Shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara në Graqanicë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima kishte qenë duke banuar aty që nga viti 2015.
Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe sipas mjekëve ai kishte sëmundje të zemrës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
“Graqanicë 26.11.2025 – 10:35. Është raportuar se një mashkull kosovar, ka ndërruar jetë në Institucionin – Shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara i cili kishte qenë duke banuar aty që nga viti 2015. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe sipas mjekëve ai kishte sëmundje të zemrës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

