75 Mall Live Search
22:38 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gratë dhe higjiena intime: Çfarë duhet të bëni në rastet kur keni kruajtje dhe acarime

Në rastin e kruajtjeve dhe acarimeve të organit gjenital, duhet t’i kushtoni rëndësi higjienës intime. Por së pari është mirë të flisni me gjinekologun tuaj dhe mos ta zgjidhni ju vetë.

Si duhet të jetë detergjenti intim Pikësëpari, ideja se sa më shumë shkumë të bëjë larësi aq më i mirë është, nuk është e vërtetë. Por si duhet të jetë larësi, sidomos në raste acarimi? Nuk duhet të jetë i ashpër por duhet të ruajë integritetin e lëkurës së vulvës, shpjegon Filippo Murina, kreu i shërbimit patologjik gjenital në Spitalin Buzzi të Milanos. Duhet të bëjë pak shkumë dhe nuk duhet të përmbajë parfum.

Duhet të jetë hidratues dhe me pehash pranë lëkurës natyrale. Këto janë indikacione të përgjithshme, jo vetëm kur keni ndonjë çrregullim. Këshilla është të konsultoheni me farmacistin apo gjinekologun tuaj për më shumë informacion.

Cilat janë këshillat për gratë që vuajnë nga vulvodinia? Uji me të cilin laheni nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, nuk është e nevojshme të fshiheni duke ushtruar forcë dhe duhet të përdorni peshqir liri (dhe jo mëndafshi), thotë Annarita Cicalese, specialiste mjekësore në urologji në Qendrën Spitalore Giuseppe Moscati të Avellinos. Por duhet të tregoni kujdes edhe në stilin e jetesës në përgjithësi: “Gratë që vuajnë nga vulvodinia duhet të shmangin rrobat e ngushta në pjesën e zonës gjenitale, të tilla si triko dhe xhinse, sepse ato mund të krijojnë një impuls të dëmshëm mekanik.

Për më tepër, është më mirë që t’i lini në sirtar të brendshmet sintetike, të cilat nuk lejojnë ajrimin dhe rrisin temperaturën dhe lagështinë duke preferuar të brendshme të bardha pambuku. Në prani të vulvodinia, është më mirë të mos praktikoni disa aktivitete fizike si çiklizmi, pasi kjo çon në acarimin e këtyre pjesëve, përfundon mjeku Cicalese.