13:05 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gratë dhe të rinjtë në MB, më të prekurit nga ankthi dhe stresi gjatë pandemisë

Një studim i shëndetit mendor të mbi 17,000 personave para dhe pas mbylljes në Mbretërinë e Bashkuar tregon se gratë dhe të rinjtë janë më të prekurit nga ankthi dhe stresi në lidhje me pandeminë.

Studiuesit e Universitetit të Londrës dhe Universitetit të Mançesterit anketuan 17,452 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar për të vlerësuar shëndetin e tyre mendor si para ashtu edhe pas mbylljes, transmeton Indeksonline.

Pyetjet u zhvilluan duke përdorur kritere të përcaktuara diagnostikuese për vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm mendor të një popullate.

Rezultatet, të botuara në “The Lancet Psychiatry”, treguan një rritje të konsiderueshme të ankthit dhe shqetësimit.

27.3 përqind e të anketuarve treguan një nivel të shqetësimit mendor të konsideruar klinikisht të rëndësishëm, para mbylljes së COVID-19.

Për shembull, rritja e stresit psikologjik për gratë ishte më e madhe se ajo për burrat. Sipas sondazhit, mirëqenia mendore e të rinjve të moshës mes 16 dhe 24 vjeç u prek edhe më shumë sesa ata të moshës 70 vjeç e lart.

Përgjigjet sugjeruan gjithashtu shfaqjen e pabarazive të reja në shëndetin mendor pas një muaji të izolimit: njerëzit që jetonin me fëmijë më të vegjël se 5 vjeç treguan shqetësime më të mëdha se ata që nuk jetonin me fëmijë të vegjël./Indeksonline/