Gratë e Barcelonës hakmerren ndaj Real Madridit

Real Madridi ditë më parë e mposhti me rezultatë të thellë 4-1 Barcelonën, duke fituar Superkupën e Spanjës.
Tre ditë më pas, skuadra e grave të Barcelonës ka nxjerrë hak ndaj Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së grave, skuadra katalanse fitoi me rezultat të thellë 4-0.
Mariona Caldentey shënoi dy gola në minutat 12′ dhe 39′, ndërsa dy tjera u shënuan nga Salma Paralluelo në minutat 15′ dhe 52′.
Në finale Barcelona do të luaj kundër Levantes./IndeksOnline/