20:42 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gratë e fuqishme të Kosovës me event në Sofje, në nder të 12 vjetorit të pavarësisë

Nën tingujt e Nexhmije Pagarushës, me punimet e pesë artisteve nga Kosova- Zake Prelvukaj, Shqipe Kamberi, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci- Firzi, Zana Ramadani si dhe grave stoike dhe fisnike të Krushës së Madhe me zonjën Fahrije Hoti-storia e të cila u tregua, u organizua festa e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Sofje.

Ky event është dedikuar pjesës me sublime të popullit tonë, grave te Kosovës: në shenjë mirënjohje për kontributin e pazavëndsueshëm të tyre në rezistencën, çlirimin dhe sot zhvillimin e Kosovës.

Këtë natë e zbukuruan edhe më shumë produktet e Koperatives së Grave të Krushës, Birra Sabaja si dhe verërat nga podrumet Daka dhe Sefa Wine të cilët sponsorizuan eventin.