18:17 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gratë e këtyre dy shenjave zodiakale janë të vështira për t’u bërë për vete

Gratë e këtyre dy shenjave zodiakale janë të vështira për t’u bërë për vete. Por çfarë duhet bërë që të kesh vëmendjen e tyre? Lexoni më poshtë:

Akrepi

Nëse gruaja që ju pëlqen ka lindur mes 24 tetorit dhe 22 nëntorit, atëherë ajo i përket shenjës së Akrepit. Gratë e kësaj shenje janë magnetike, seksuale dhe pasionante. Ato nuk pushtohen lehtësisht. Nëse doni të depërtoni  në zemrën e kësaj gruaje, duhet të jeni absolutisht të sinqertë dhe të mos e merrni kurrë si të mirëqenë.

Është një grua e guximshme, kokëfortë, bujare dhe do t’u hapë zemrën vetëm kur të jeni të gatshme të bëni gjithçka për të.

Ja se si i pëlqen të joshet: Duhet të jeni më intensiv se ajo, sepse dëshiron të jetojë gjithçka intensivisht.  Jini  të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë: Është objektive dhe s’ka durim, nuk i toleron ata që i vijnë rrotull një diskutimi pa i rënë në të.

Virgjëresha

Dëshiron të kesh gruan perfekte? Pra së gjithash duhet të dini që nuk e ekziston, por nëse është dikush që sforcohet shumë për të arritur perfeksionin, ajo është Virgjëresha. Është një grua që nuk kënaqet kurrë, ka gjithmonë dëshirë të përballojë sfidat e reja dhe të superojë limitet e saj. Karakteristikat e saj kryesore janë perfeksionimi, organizimi dhe nacionaliteti. Kësaj gruaje i pëlqen shumë stabiliteti dhe nuk i do aventurat. Nëse do ta bësh për vete, duhet të kesh qëllime serioze me të.

Si mund ta bësh për vete:  Përgatituni për një sipërmarrje nëse doni të bëni për vete një virgjëreshë. Kujtohuni që është një grua e pavarur. Do të ketë pranë një person që e bën të ndihet mirë, ndryshe mund të  ndihet shumë mirë edhe etëm. Duhet të fitosh besimin e saj, duhet të jesh interesant dhe të bësh biseda të thella me të. Vendi ideal ku mund ta çoje për takimin e parë do të ishte teatri, muzeu ose mund të prenotonit një darkë në një restorant të këndshëm. Jo qendra tregtare, vende në modë ose bare luksi.