75 Mall Live Search
21:58 / E Diele, 30 Gusht 2020 / C E

Gratë e Lyonit fitojnë Ligën e Kampionëve, për të shtatën herë

Skuadra e grave e Lyonit ka fituar Ligën e Kampionëve pasi ka mposhtur Wolfsburgun me rezultat 3-1.

Francezet ishin më të mira në këtë lojë dhe treguan lojë më të mirë ku në fund edhe u finalizuan me fitore, shkruan Indeksonline.

Golat për Lyonin i shënuan Le Sommer (25’), Kumagai (44’) dhe Gunnarsdotthir (88’).

Golin e vetëm për Wolfsburgun e shënoi Popp në minutën e 58-të.

Ky është triumfi i shtatë i Lyonit në Ligën e Kampionëve dhe është e para në listë për më shumë tituj. /IndeksOnline/