75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / Z S

Gratë e Mbijetuara nga Lufta në Kosovë krijojnë varëse si dëshmi dhe qëndresë

Gratë e Mbijetuara nga Lufta në Kosovë kanë krijuar varëse si dëshmi dhe qëndresë.

E ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka shpërndarë një video të një miku të tij gjerman që i jep mbështetje këtyre grave.

”Mesazhi i mikut tonë, Michael Roth, për varëset punëdore të krijuara nga gratë e mbijetuara të luftës së fundit në Kosovë është më shumë se një shprehje solidariteti – është një mbështetje e për të vërtetën dhe drejtësinë”, ka shkruar Ajeti.

E sipas Ajetit, lëto varëse unike, të punuara me shumë ndjeshmëri dhe kujdes, përfaqësojnë jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm të këtyre grave, por edhe guximin për të përballuar të kaluarën dhe për ta kthyer dhimbjen në qëndresë dhe dinjitet./Indeksonline/