Gratë e yjeve të Realit ”mbulohen” në Abu Dhabi
Debtimi i Real Madridi këtë sezon në Kupën e Botës për klube do të ndodhë sot, në duelin ndaj Kashima Antlers, në gjysmëfinale.
Kampioni i Evropës synon ta fitojë këtë titull për herë të tretë radhazi, diçka që nuk ka ndodhur më parë.
Dhe Santiago Solari është duke punuar me lojtarët që ka në dispozicion për ta eliminuar kundërshtarin japonez para finales me Al Ain.
Kompeticioni është duke u mbajtur në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, dhe shumë anëtarë të familjes së lojtarëve, gjithashtu, kanë udhëtuar atje, transmeton IndeksOnline.
Derisa, futbollistët po stërviten, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre po i bëjnë vizitë vendeve të bukura arabe.
Duke iu falënderuar rrjeteve sociale, partneret si Anna Mariana (Casemiro), Macarena Rodríguez (Lucas Hernández), María Cortés (Nacho), Patricia “Paddy” Noarbe (Marcos Llorente) dhe Yaiza Moreno (Mariano) kanë shpërndarë si fotografi./IndeksOnline/