75 Mall Live Search
18:59 / E Premte, 10 Tetor 2025 / MSH

Gratë i jepin mbështetje Ali Berishës në Pejë

Ne qytetin e Pejës, gratë u mblodhën për të përkrahur kandidatin e AAK-së për kryetar të kësaj komune, Ali Berisha.

“Asnjë zhvillim i Pejës nuk mund të ndodhë pa gratë. Bashkë me Aleancën e Gruas, po ndërtojmë një Pejë ku çdo grua ka vend, mundësi dhe vlerësim.

Kjo është fryma e Rikthimit për Pejën tonë” u shpreh Berisha.

Të dielën e 12 tetorit, Berisha synon të fitojë mandat 4-vjeçar dhe rikthimin e tij në krye të qytetit në Dukagjin.