Gratë japoneze paraqitën peticionin kundër këpucëve të larta në punë
Një grup i grave japoneze i kanë dorëzuar peticionin qeverisë për të protestuar në atë që e quajnë kërkesë de facto veshjen e këpucëve me taka në punë, përcjellë Indeksonline.
Aktivistët kanë thënë se veshja e këpucëve me taka është pothuajse obligative nëse je duke kërkuar punë ose je duke punuar në shumë kompani japoneze.
“Sot kemi dorëzuar peticionin që bën thirrje për hartimin e ligjeve të cilat ndalojnë punëdhënësit nga detyrimi i grave për të veshur këpucë me taka”, tha Yumi Ishikawa, iniciues i peticionit.

Në vitin 2015 drejtor i festivalit të filmit Cannes ka kërkuar falje pas një polemike rreth mohimit të grave për të qenë pjesë e qilimit të kuq për shkak të mos veshjes së këpucëve më taka të larta.
Cannes iu përmbajt kodit të veshjes, pavarësisht protestës nga aktorja Julia Roberts e cila shkoi këmbë zbathur vitin pas. /Indeksonline/