15:34 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gratë kanë më shumë gjasa të vdesin pas një operacioni të sëmundjeve të zemrës

Gratë kanë pesë herë më shumë gjasa të vdesin pas një operacioni rutinë të sëmundjeve koronare të zemrës, sesa burrat, sugjeron kërkimi i ri.

Femrat që kanë një ndërhyrje kornoare percutane (PCI), të njohur më parë si një angioplastikë me një stentë, kanë 20 për qind më shumë gjasa të mos mbijetojnë si rezultat i operacionit, thotë studimi 10 vjeçar prej më shumë se 6.6 milionë pacientëve.

Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë për shkak të grave që marrin një kujdes më të keq se burrat./Indeksonline/