16:44 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gratë me ngjyrë më të rrezikuara nga vdekja e kancerit të gjirit

Gratë e bardha në SHBA kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancerin e gjirit sesa gratë e zeza- por këto të fundit kanë më shumë gjasa të vdesin prej kësaj sëmundjeje.

Ka pasur një ulje prej 35 për qind në vdekshmërinë e kancerit të gjirit nga viti 1990-2012. Megjithatë, ndarja sipas racës gjatë kësaj periudhe tregon një histori të ndryshme. Normat e vdekjeve të grave me ngjyrë janë ulur me 23 për qind, ndërsa normat e vdekjeve për gratë e bardha ranë me 42 për qind.

Një arsye e madhe por jo e vetmja për këtë është se grat e bardha tentojnë të marrin më shpesh dy nëntipe të kancerit të gjirit, për të cilat tani ka trajtime të efektshme.

Ndërsa, gratë e zeza më shpesh preken nga lloji më agresiv i kancerit të gjirit, i quajtur tumor i trefisht, për të cilin ende nuk ka trajtime të miratuara./Indeksonline/