17:32 / E Diele, 12 Mars 2023 / AR

Gratë në Berlin tani mund të lahen topless në pishina, ashtu si djemtë

Gratë në Berlin së shpejti do të lejohen të shkojnë topless në pishinat publike të qytetit, tha të enjten qeveria e shtetit të Berlinit.

Rregullat e reja të banjës që lejojnë të gjithë të notojnë pa mbuluar bustin erdhën si pasojë e një ankese diskriminimi nga një grua që nuk lejohej të bënte plazh topless në një pishinë në kryeqytet.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk u zbulua, iu drejtua zyrave përkatëse për të kërkuar që gratë, ashtu si burrat, të mund të notonin topless, tha Senati i Berlinit për drejtësi, diversitet dhe anti-diskriminim, në një deklaratë me shkrim.

Në reagim ndaj kësaj ankese, tani pishinat publike të qytetit do të ndryshojnë rregullat.

Për të gjithë berlinezët, qofshin meshkuj, femra apo jo-binarë (non-binary), tashmë ka rregulla të barabarta për hyrjen në pishina.

Nuk është ende e qartë se kur do të zbatohet rregullorja e re dhe nëse ka njerëz apo grupe të caktuara që do e kundërshtojnë këtë.