08:10 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gratë në Britani bëjnë fëmijë më pak se kurrë më parë!

Martesa dhe fëmijët kanë qenë të zakonshme për të gjitha gratë në botë.

Sapo të mbushësh mbi të 20-tat familjarët fillojnë të mendojnë rreth martesës tënde dhe asaj se si do të krijosh jetën më tutje.

Në fakt, gratë në Angli kanë më pak fëmijë se kurrë më parë, transmeton Indeksonline.

Sipas Zyra për Statistikat Kombëtarë, numri mestarë i fëmijëve të lindur nga një grua është shumë i ulët.

Kjo ka të bëjë për moshën deri në 45 vjeçe, ku tani mesatarja është 1.90 përderisa më parë ishte 2.21.

Numri i grave mbi 45 vjeç pa fëmijë është rritur në 18 përqind. Gjithashtu sipas ONS, shumica e njerëzve në Angli nuk kanë fëmijë deri në kohën që mbushin 30 vjeç.

Sipas BBC, ka gjithnjë e më shumë njerëz që sugjerojnë njerëzit të zgjedhin të mos kenë fëmijë.

E gjithë kjo sipas tyre sepse shumë prej njerëzve nuk kanë mundësi që t’u sigurojnë të ardhurat, madje as edhe një shtëpi për të jetuar, kanë pagë të ulet, nuk kanë karrierë dhe duhet të ngarkohen me kredi studentore të pafundme./Indeksonline/