Gratë që punojnë nga shtëpia kanë dyfishin e barrës në momentin që kanë fëmijë
Gratë që punojnë nga shtëpia shpenzojnë më shumë kohë duke u kujdesur për fëmijët e tyre në krahasim me meshkujt.
Sipas një studimi në Gjermani gratë të cilët punojnë nga shtëpia marrin gjithë kohën dhe energjinë e vetës drejtuar fëmijëve.
Ndërsa praktikat fleksibile të punës ishin në teori, që supozohej të ndihmonin edhe në rritjen e prindërimit midis nënave dhe baballarëve, duket se kanë ngulitur në vend rolet gjinore të modës së vjetër.

Hulumtimi i botuar nga fondacioni Hans Bockler, zbuloi baballarët që zgjedhin se kur dhe ku ata punojnë kanë më shumë gjasa të shmangen duke u kujdesur për fëmijët e tyre.
Nënat, ndërkohë më së shpeshti mbeten me ‘barrë të dyfishtë’ dhe shpenzojnë tre orë të tjera në kujdesin ndaj fëmijëve kur punojnë nga shtëpia, transmeton Indeksonline.
Studimi i publikuar këtë muaj-sugjeroi gjithashtu se burrat dhe gratë që kishin orë fleksibël nuk ishin më të mirë dhe zakonisht i zinte gjumi./Indeksonline/